Transmetuar më 12-05-2023, 18:15

Një aksident i rëndë ka ndodhur të premten në vendin e njohur si "Kthesa e Çermës" në Lushnjë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një shitës në rrugë, duke shkaktuar plagosjen e tij.
Si pasojë e kësaj ngjarjeje, automjeti ka përmbysur dhe ka rënë në një kanal.
Forcat e policisë janë prezente në vendngjarje për të kryer hetimet dhe përcaktuar shkaqet që çuan në ndodhjen e këtij aksidenti.
Gjendja e plagosurit dhe dëmet materiale të tjera ende nuk janë të njohura, dhe lajmi do të azhurnohet me informacione shtesë sapo të jenë në dispozicion.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





