
Në konferencën e përjavshme të zhvilluar me gazetarët, Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, 14 maji është dita e kurorëzimit të plotë të pluralizmit politik, e triumfit të ndryshimit dhe të kandidatëve tanë.
Berisha u shpreh se, kurora e fushatës ishte Tirana, por xhevahiret në këtë kurorë ishin edhe fushatat e Elbasanit, Durrësit, Shkodrës, Kavajës, Korçës, Lushnjës, Gjirokastrës, Sarandës.
Lideri demokrat, Sali Berisha tha se, arrestimi i Belerit në Himarë është hakmarrje e verbër politike e Edi Ramës ndaj një kandidati të opozitës.
Berisha tha se: “I them Edi Ramës se me dhunë dhe terror, do të bëhesh përgjegjës para ligjit se ke bërë prokurorin ndaj Fredi Belerit.”
Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë pyetjes së bërë nga gazetarët u përgjigj se, dosja McGonigal është absolutisht e pashmangshme në mënyrë absolute për Edi Ramën.
Berisha tha se, Rama është i shkuar, as presidenti amerikan nuk e fal, bashkimi i çështjeve ngre hipoteza të rënda.
Në një pyetje tjetër drejtuar Kryetarit të PD, Sali Berisha në lidhje me videon e skandalit të takimit të fshehtë Basha-Balla, ai iu përgjigj duke thënë shkurtimisht se, “Nuk është asgjë e re, e kam thënë me kohë që janë pengje.”
Kandidati i koalicionit “BashkëFitojmë”, Fredi Beleri është arrestuar nga Policia e Shtetit mëngjesin e ditës së sotme për akuzën e shitblerjes së votës. Coli është komenti juaj për këtë ngjarje, dhe çfarë dini ju përtej asaj çfarë është raportuar nga komunikimi që keni bërë.
Berisha: Komenti im për këtë ngjarje është një veprim i verbër politik, një hakmarrje e verbër e Edi Ramës, ndaj një kandidati të opozitës me manipulime, me angazhim të një manipulatori, dhe një ish-bashkëpunëtori të bandave që drejton sot policinë e Vlorës, dhe që quhet në mos gaboj, Ermal Muça.
Ky ka qenë një bashkëpunëtor me bandën e Shullazit dhe bandat e tjera. Unë dënoj aktin, dhunën ndaj përfaqësuesit të opozitës, sikundër dënoj çdo akt shitblerje vote kudo që kjo të ketë ndodhur. Por, duhet të informoj qytetarët shqiptarë se janë pasionet mafioze, qëllimet mafioze të Edi Ramës ndaj tokave të Himarës, shtytësi i vërtetë i këtyre akteve që po ndodhin në Himarë.
Sikundër, përdorimi i dhunës është një akt in-ekstremis për të trembur zgjedhësit në këtë komunitet dhe jo vetëm aty. Unë qenë dhe kam gjetur në Dropull një klimë terrori, ku policia thërriste zgjedhësit dhe u bënte presion të mos votojnë për kandidatin tonë të shkëlqyer, Thanas Manekën, por të votonin për kandidatin e Edi Ramës. Terror është ushtruar në zona të tjera të vendit nga Belinda Balluku, de denoncuar disa herë, e cila shoqërohet me banditë dhe drejtorë.
Është ushtruar në Pukë nga kriminelë të armatosur të Gjon Gjonajt. Janë ushtruar në disa vende dhunë. Por, ju garantoj se këto nuk do pengojnë fitoren e shkëlqyer të opozitës shqiptare më 14 maj.
Më lejoni të bëj një plotësim. Historia e Himarës dhe e bregut është në ligjin mafioz të koorporatës të investimeve strategjike, me të cilin Edi Rama ka autorizuar veten të konfiskojë cdo pronë që i pëlqen atij dhe klaneve të tij, dhe përpjekjet e komunitetit himariot dhe jo vetëm himariot, por përpjekjet e komuniteteve të brigjeve dhe të zonave turistike të vendit në mbarë Shqipërinë, do kenë mbështetjen e plotë dhe totale të opozitës shqiptare. Ligji i parë që do të anulohet nga ligjet më të para, do të jetë ligji i koorporatës së investimeve strategjike, i cili e bën pre të mafies shtetërore të gjitha brigjet dhe trojet e tjera turistike shqiptare. Ndaj edhe, këtë mund të them unë.
I them Edi Ramës se me dhunë dhe terror, do bëhesh përgjegjës para ligjit, sepse ke bërë prokurorin ndaj Fredi Belerit. Ka një javë që në të gjitha fjalimet që kalon, e ka bërë epiqendër e sulmeve të ti të shpërlara, të padenja për një njeri. Po të jetë puna për blerje votash, ato në mënyrën flagrante janë tentuar, duke thënë bonusin mbi 600 mijë pensionistëve në kundërshtim flagrant me Kodin Zgjedhor, të cilin Edi Rama e konsideron kinezëri; me përdorimin masiv të punësimeve. Vetëm pensionistë janë shtuar 13 mijë në këtë periudhë, në fondin e pensioneve pa kontribute. Vetëm për aftësitë ndryshe janë shpërndarë në Dibër 400 milionë lekë nga thesari, etj. Janë shpërndarë në Shqipëri 10 miliardë lekë.
Kjo ka qenë masive, dhe nëse ka një njeri që ka kryer një megakrim elektoral, është Edi Rama, Belinda Balluku, Taulant Balla, Damian Gjiknuri, Olta Xhaçka, Elisa Spiropali bashkë me bashkëshortin, Tom Doshi e me radhë. Këta janë kryekriminelët elektoralë të kësaj fushate. Edhe të tjerë ka me siguri.
Ka patur një debat përpara disa muajsh në momentin që ju i besuat PBDNJ dhe OMONIA-s Himarën, pra dhe kandidatit, Fredi Beleri, ndërkohë që ju atëherë qartësuar se Himara është shqiptare, kështu e ka treguar historia, kështu është, kështu do të vazhdojë. Ndërkohë që kandidati juaj ka përmendur në mediat greke fjalën ‘helenizim i Himarës’.
Berisha: Nuk heq anjë presje atyre që kam thënë. Siç e dini, vetë Himara është një komunitet i përzierë. Në Himarë ka shqiptarë, ka qytetarë me origjinë greke, ka qytetarë me origjinë veneciane, ka qytetarë me origjina të ndryshme, siç janë portet.
Portet gjithnjë, historikisht janë një miksturë. Lidhur me problemin, antishqiptari më i madh i kohërave është Edi Rama. Dhe Edi Rama nuk mund ta përdorë si gjethe fiku, por në rast se lexon me vëmendje deklaratën e Belerit, ai bën fjalë për pronësinë e tokës. ThotëL Pronësinë e tokës.
Dhe Rama i referohet kësaj, por e kam zgjidhur më avokatët. I ka paguar si McGonigal në Uashington, ku në vend që të mbrojnë interesat e banorëve të Himarës, mbrojnë interesat e Edi Ramës, kjo është e vërteta. Kurse ky, Fred Beleri, ka kërkuar që pronat të cilat u përkasin himariotëve të jenë të himariotëve.
Fred Beleri, nuk mund të bëjë as të zhbëjë historinë. Himara është, ka qenë dhe mbetet bastion i shqiptarizmit. Por aty ka dy gjëra të pamohueshme. Ka një seri fshatrsha që janë bilinguale, dhe vet qytetati i Himarës ka qytetarë me origjina të ndryshme. Origjinë shqiptare, greke, veneciane. Edhe mbiemrat po të shkoni aty, i gjeni këto familje që akoma janë. Ndaj edhe këtu, ky që bën bububu nga këto, ky është një antishqiptar nga kreu te këmbët, ky që do të bëhet partiot në këtë rast, Edi Rama. Kujt ia shet ai patriotizmin?
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





