Transmetuar më 12-05-2023, 13:55

Te PSG, çështja e Messit ushqehet me një sfond tjetër dhe befasues. Kampioni argjentinas ishte pezulluar për 15 ditë nga klubi parizien, pasi kishte udhëtuar pa autorizim në Arabinë Saudite për disa nga angazhimet e tij reklamuese.

Një gjest që mërziti drejtuesit e klubit parizienë, të cilët vendosën ta pezullojnë Messin për dy javë. Kërkimi i faljes së argjentinasit erdhi menjëherë përmes një mesazhi 37 sekondash. Dhe tani…

Sipas informacioneve të fundit, të siguruara nga ‘RMC Sport’, PSG ka thirrur Messin për një intervistë para pezullimit, pas mungesës së argjentinasit në një seancë stërvitore të ekipit.

Shoqëria e Messit, pasi mori thirrjen, shpejt ndërmori veprime për "të sabotuar" shkarkimin dhe lejuar lojtarin të rifillonte stërvitjen në ‘Camp des Loges’. Problemi, megjithatë, ishte se letra e thirrjes e dërguar nga avokatët e klubit ishte e pakundërshtueshme.

Shumë e komplikuar për t’u korrigjuar edhe për avokatët e Messit. Klubi parizien, megjithatë, do të ishte refuzuar, sipas të gjitha gjasave, nga gjyqtari nëse Messi do të kishte vendosur ta kundërshtonte pezullimin në gjykatë.

Synimi i avokatëve të Messit ishte që gjithçka të negociohej drejtpërdrejt me drejtuesit e PSG-së. Prandaj palët kanë arritur në një përfundim, përkatësisht për të hartuar një kontratë private së bashku me një kërkim falje nga Messi dhe vendimin e klubit për të lejuar lojtarin të kthehet në stërvitje.

Një situatë e materializuar, me Messin që u rikthye në stërvitje individuale të hënën e kaluar, siç e dëshmojnë edhe pamjet e publikuara në kanalet sociale të PSG-së.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd