Transmetuar më 12-05-2023, 11:32

Tiranë- Batuta dhe ‘kunja’ në emisionin ‘Opinion’.
Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në emision nga Blendi Fevziu i cili e ka pritur me dajre, një simbol i fushatës së tij dhe Partisë Socialiste bazuar në tallava.
Fevziu i kishte rezervuar kreut të qeverisë një pritje të pazakontë, duke i rënë dajres në prezencën e Ramës në studio dhe më pas ja dha në dorë këtij të fundit.
Rama nuk mund ta linte me kaq, duke vizatuar në pjesën e pasme një imazh, shoqëruar me tekstin “Opinion”, “Tv Klan”, “11 Maj 2023”.
Pas kësaj, kreu i qeverisë i ktheu reston duke i rënë edhe ai dajres.


Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





