
Marrëdhënia mes PSG-së dhe tifozëve parizienë tani është prishur, madje përkeqësuar shumë. Në orët e fundit, një kapitull tjetër i është shtuar një historie tashmë plot kriza dhe kontraste.
Ka një ajër mbytës këto kohë te PSG, pas dështimit në Champions League dhe ngjarjeve që prekën disa nga lojtarët simbolikë të skuadrës, në radhë të parë Messin.
Grupimi "Ultras Paris" ka komunikuar zyrtarisht vendimin për të ndërprerë aktivitetet e tij në tribuna deri në një njoftim tjetër.
Arsyeja dihet mirë, kontrasti me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, është tepër i thellë. Mbështetësit e organizuar parizienë e njoftuan vendimin e tyre në një deklaratë zyrtare.
Me pak fjalë, në "Parce des Princes" do të hyjnë në "grevë". Dhe skuadra në fushë mund ta festojë titullin e kampionit francez pa ngrohtësinë dhe pasionin e zemrës, brohoritjet e tifozëve më të zjarrtë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





