
Pak orë para se policia në jug të arrestonte Fredi Belerin, në Tiranë, kryesocialisti Edi Rama e përqendroi pjesën më të madhe të fjalimit të gjatë elektoral tek Himara dhe kandidati i opozitës Fredi Beleri.
"Si ka mundësi që këtë mi të dalë nga gjirizët e historisë më të keqe, e vënë kandidat këta të dy. E vë kandidat faqja e zezë e Shqipërisë. E vë kandidat Salike floriri dhe jo vetëm e vë kandidat, po e mbështesin që ai idjot të çojë përpara idenë e tij të marrë të helenizimit të Himarës dhe ai të marrë hak për 60 vjet dhe nuk e di sesi i ka numëruar vitet se është një analfabet funksional. 60 vjet që sipas tij është shkelur me këmbë minoriteti grek dhe janë grabitur pronat minoritetit grek", – tha Rama.
https://noa.al/lajmi/2023/05/2383593.html
E PLOTË/ Çfarë tha Rama për kandidatin Beleri
"Shikojeni çfarë ndodh në Himarë. Në Himarë ku Partia Socialiste dhe Partia Demokratike në vitet ’90 mos gabohem apo 2000, Pandi se ti je i partisë së vjetër që mbetesh gjithmonë i ri, u bashkuan bashkë, ndërkohë që në të gjithë Shqipërinë shkuleshin për flokësh, në të gjithë Shqipërinë ziheshin e përplaseshin me grushta, në Himarë vajtën bashkë.
Vajtën bashkë për të gjithë të rinjtë që nuk e dinë, për të gjithë ata që nuk e kanë jetuar atë kohë. Imagjinojeni. Vajtën bashkë, çuan një kandidat të përbashkët. Është i pari dhe i fundit kandidat i përbashkët në historinë e pluralizmit shqiptar, kandidat i përbashkët që e kanë vënë PS dhe PD në Himarë.
Pse e bënë këtë? E bënë sepse përballë doli dikush i cili krahasuar me këtë maskarain që ka dalë tani në Himarë, ishte një zotëri burrë, por ama që u shfaq me farën e përçarjes, me farën e një historie shumë të keqe, dalë nga skutat më të errëta të një shovinizmi që i përket të shkuarës dhe që s’ka lidhje fare me marrëdhëniet mes nesh dhe Greqisë.
Grekët janë vëllezërit tanë. Greket janë motrat tona. Populli shqiptar dhe populli grek janë dy popuj vëllezër.
Ndërsa këta që nxjerrin kokën si minj nga gjirizet e historisë dhe shfaqen në territorin e Republikës së Shqipërisë, kudoqoftë për t’i yshtur dhe për t’i fryrë zjarrit të një historie që s’duhet të përsëritet më, këta nuk kanë lidhje fare me atë që janë marrëdhëniet tona dhe atë që duhet dhe do të jenë gjithmonë marrëdhëniet tona, qoftë në territor mes qytetarëve shqiptarë me kombësi shqiptare dhe qytetarëve shqiptarë me kombësi greke.
Si ka mundësi që këtë mi të dalë nga gjirizët e historisë më të keqe, e vënë kandidat këta të dy. E vë kandidat faqja e zezë e Shqipërisë. E vë kandidat Salike floriri dhe jo vetëm e vë kandidat, po e mbështesin që ai idjot të çojë përpara idenë e tij të marrë të helenizimit të Himarës dhe ai të marrë hak për 60 vjet dhe nuk e di sesi i ka numëruar vitet se është një analfabet funksional. 60 vjet që sipas tij është shkelur me këmbë minoriteti grek dhe janë grabitur pronat minoritetit grek.
E para e punës, dhe e them këtë jo për ju, po për ata atje dhe e them për të gjithë që ta dëgjojnë dhe e them mbi të gjitha për këta të djathtët që ta dinë, çështjen e pronave në Himarë e bëri “lesh dhe li” faqja e zezë e Shqipërisë, kur ishte në pushtet dhe në atë kohë u shfaqën në Himarë pronarë, të cilët e shihnin detin për herë të parë dhe paraardhësit e të cilëve s’kishin shkelur kurrë në Himarë.
E dyta, çështja e pronave në Himarë është trajtuar nga ne. Është zgjidhur nga ne. Është vendosur pikë për pikë në ligjet tona dhe ka filluar të kthehet në certifikata pronësie për banorët e Himarës falë bashkëpunimit të ngushtë me të gjithë, edhe me banorët, edhe me përfaqësuesit e komunitetit himariot në Amerikë të cilët ndjehen me origjinë greke, të cilët janë grekë me origjinë nga Himara më saktë dhe në atë bashkëpunim pengesa më e madhe, problemi më i madh, ishin shpifjet, ishin ngatërresat, ishin fabrikimet e këtij maskarai që me një grup pseudohimariotësh, thoshte pa pikën e turpit po e zgjidhi Edi Rama dhe po e zgjidhën këta, domethënë ne, çështjen e pronave të Himarës, ne nuk e marrim dot kurrë pushtetin dhe nuk e helenizojmë dot Himarën.
Tani po i them këtu dy njerëzve që quhen Spiro Koka dhe Napolon Çakalli – që janë sekserë të këtij dhe që marrin në telefon emigrantët që duan të vijnë të votojnë, ose duke i kërcënuar që po erdhën të votojnë për Jorgo Gorën dhe për Partinë Socialiste do t’iu grisin letrat e qëndrimit atje ose po nuk erdhën të votojnë për këtë maskara dhe për platformën e tij të poshtër, do t’i kthejë mbrapsh – se pas 14 majit unë do të merrem personalisht me ata të dy.
I them të gjithë emigrantëve që duan të vijnë të votojnë në Himarë, jeni të lirë të vini të votoni për kë të doni. Është e drejta juaj! Nëse do ta hani sapunin me dhjamë të atij maskarai për djathë, është e drejta juaj, por askush nuk duhet ta çojë as nëpër mend se ka çakall, e ka kokë, e ka bejlerë e agallarë që ju prekin atyre letrat e emigracionin sepse avokati dhe mbrojtësi më i madh i minoritetit grek në Shqipëri jam unë, qeveria shqiptare dhe Partia Socialiste dhe avokati dhe mbrojësi më i madh i komunitetit shqiptar në Greqi, jam unë, qeveria dhe Partia Socialiste, jo një maskara! Një honxho-bonxho! Një njeri i akuzuar për vrasjen e ushtarakëve shqiptarë në Peshkëpi, një injorant që nuk meriton të jetojë në Himarë, jo më të votohet në Himarë, por megjithatë për të jetuar le të vazhdojë të jetojë, se çdo fshat ka budallain e vetë, por votën e dinë vetë himarjotët.
Këtë sot e them këtu për të djathtët e Tiranës, për nacionalistët e Tiranës. Për ata që kanë vajtur mbas berihait për 30 vjet se luftonin me ne, me ne që ishim me Jugosllavinë, me ne që vijmë nga komunizmi, me gjithë ato dokrra". /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





