Transmetuar më 12-05-2023, 00:01

Në takimin e fundit elektoral në kryeqytet, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama u ndal gjatë tek opozita e drejtuar nga Sali Berisha duke vlerësuar se vota e 14 majit është më shumë një test karakteri për zgjedhësit e djathtë sesa një test fitoreje për zgjedhësit e majtë.

Ai siguroi mbështetësit e të majtës se fitorja e PS më 14 maj "do të jetë një fitore që nuk do ta harroni kurrë!"

Pasi u ndal në zhvillimin që Tirana ka marrë sipas tij vitet e fundit, Rama bëri thirrje që të djathtët dhe nacionalistët e Tiranës të mos votojnë për Berishën duke e akuzuar si një antiatdhetar që lufton kundër vendit të tij.

Thirrja e tij ishte "për ata që kanë vajtur mbas berihait për 30 vjet se luftonin me ne, me ne që ishim me Jugosllavinë, me ne që vijmë nga komunizmi, me gjithë ato dokrra.

E pra, ja ku është faqja e zezë, Salike floriri. Mbrojnë Kosovën nga unë, me Facebook. Luftojnë me Serbinë, me Facebook. Mbrojnë Ballkanin, me Facebook dhe kur vjen puna te e vetmja gjë që kanë në dorë, ja japin firmën një personazhi të dalë nga skutat më të errëta të historisë.

Kjo është fytyra e vërtetë e Salike floririt. Kjo është faqja e zezë që asnjë shqiptar nuk duhet ta pranojë, jo më ta votojë në 14 maj." /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd