Transmetuar më 11-05-2023, 14:14

Thashethemet kur bëhet fjalë për Georgina dhe Cristiano Ronaldo janë gjithmonë të shumë klikuara. Periudhën e fundit është folur për një krizë në çift, por edhe një marrëdhënie të keqe mes Rodriguez e familjes së portugezit.

Mirëpo, njëra nga motrat e CR7, Katia Aveiro, ka menduar të qetësojë ujërat, duke postuar një foto në Instagram, ku shfaqet e buzëqeshur së bashku me kunatën dhe nipërit e saj në ditën e nënës.

Me pak fjalë, një imazh sa një mijë fjalë dhe që do t’i shuajë për pak thashethemet për sherre dhe mospajtime familjare.

Ndërsa Cristiano Ronaldo është i zënë me ulje-ngritjet e tij tek Al-Nassr, ku në fakt nuk mungojnë polemikat dhe golat, Georgina Rodriguez shijon relaksin në vilën e pamasë dhe shumë luksoze të çiftit në Riad.

Modelja ka publikuar disa foto ku shihet duke u larë në pishinë, me pamje nga supermakinat e kampionit portugez: një ‘Bentley Continental’ 230 mijë eurosh dhe një ‘Mercedes Maybach GLS 600’ që kushton 173 mijë euro. Ja fotot e saj të publikuara në Instagram:

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd