Transmetuar më 10-05-2023, 13:18

Një trup i dekompozuar është gjetur afër Urës së Tabakëve në Tiranë.
Trupi i tij është gjetur rreth orës 11:55 dhe është ende të paidentifikuar.
Sipas policisë, dyshohet të jetë një endacak megjithatë grupi hetimor po punon për identifikimin e trupit të pajetë dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 10.05.2023, rreth orës 11:55, afër Urës së Tabakëve, në një grumbull shkurresh, është gjetur i dekompozuar trupi i një shtetasi ende të paidentifikuar, në pamje të parë endacak. Grupi hetimor po punon për identifikimin e trupit të pajetë dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





