Transmetuar më 10-05-2023, 12:47

Në aksin rrugor "Tiranë-Elbasan", një automjet tip "Benz" dyshohet se ka marrë flakë për shkak të një defekti gjatë kohës së lëvizjes.

Drejtuesi i automjetit është shtetasi A. H., 40 vjeç.

Si pasojë e zjarrit, automjeti është djegur plotësisht, ndërsa nuk raportohen shtetas të dëmtuar në këtë ngjarje.

Grupi hetimor është i angazhuar në zbardhjen e shkaqeve që çuan në shpërthimin e zjarrit në automjet.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd