Transmetuar më 10-05-2023, 09:39

Elbasan- Aksidentohet makina me dasmorë në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd në fshatin Mengël.

Burime bëjnë me dije se një makinë dasmorësh është përplasur me një makinë tjetër dhe si pasojë e përplasjes ka dëme të mjeteve.

Gjithashtu raportohet se drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia e lartë si dhe lagështira.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd