Në Selenicë të Vlorës, në lagjen ku ka jetuar Taulant Malaj i cili u akuzua se vrau vajzën, një shtetas italian dhe plagosi rëndë gruan e vet, ish-fqinjët shprehen të tronditur.
Taulanti është larguar prej vitesh nga Selenica, për t’u zhvendosur në Itali, pasi u fejua.
Banesa e tij qëndron e mbyllur ndërsa komshinj edhe banorë të zonës tregojnë se Taulanti ka vite qe nuk ka ardhur në Selenicë.
“As 8-vjeçaren nuk e ka mbaruar, por në përgjithësi ka qenë një njeri i rregullt. Bashkëshorten e tij nuk e kam njohur. Na erdhi keq, është fatkeqësi e rëndë, aq më tepër që vajza ishte fëmijë”, thotë një banor.
Vetë këta të fundit konfirmojnë se e njihnin për djalë të qetë dhe jo problematik, ndërsa shprehin keqardhjen për ngjarjen.
“Shihnin punën e tyre, ishin të varfër. Më erdhi për të qarë kur e dëgjova”, rrëfen një banore.
Në Selenicë nuk ka të afërm të të akuzuarit dhe banesa ku ka jetuar qëndron e mbyllur.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd