Transmetuar më 09-05-2023, 13:04

Vlorë- Një magazinë në lagjen "Osman Haxhiu" të qytetit të Vlorës u prek nga flakët në mesditën e sotme, pas një shkëndije elektrike.

Sipas informacioneve paraprake, incidenti shkaktoi vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor është duke punuar për të dokumentuar shkakun e rënies së zjarrit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd