Transmetuar më 08-05-2023, 18:28

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua kujdesi që ka në shqiptarët për dhëmbët.

Një studim i fundit i OBSH-së tregonte se 1 në 3 shqiptarë mbi moshën 60 vjeç nuk kanë dhëmbë, një e dhënë alarmuese për vendin tonë.

Të ftuarit në studio “fajësuan” kushtet e vështira dhe eksperiencën e pamjaftueshme të stomatologëve vite më parë, që më lehtë e kishin të shkulnin dhëmbët sesa të realizonin mbushje të tyre.

Thënë këtë, Sazan Guri tregoi sesi aksidentalisht i kishin hequr 3-4 dhëmballë që s’ duheshin hequr.

Më tej ai sugjeroi që dhëmbët të lahen me gisht dhe jo më furçë, pasi kjo e fundit pastron vetëm 20 përqind të papastërtive.

“Furça vetëm 20 përqind pastron, ndërsa 80 përqind pastrohet më mire me gisht. Me gisht, masazh me gisht… gishti i kuranit ka lezet…”, tha ai, ndërkohë që kjo deklaratë u prit me të qeshura në studio.