
BRITANI E MADHE- Eurovision 2023 do të nisë mbrëmjen e së martës, më 9 maj, me gjysmëfinalen e parë. Një nga favoritët e mëdhenj të garës së këtij viti, Finlanda, do të garojë në natën e parë për të pretenduar një vend në finale.
Greqia e përfaqësuar nga Victor Verniocos dhe Qipro nga Andrew Lambrou do të shfaqen në gjysmëfinalen e dytë, e cila do të zhvillohet të enjten më 11 maj, shkruan "Protothema".
Rendi i këngëve dhe performancave të vendeve të gjysmëfinales së parë:
1. Norvegjia
2. Malta
3. Serbia
4. Letonia
5. Portugalia
6. Irlanda
7. Kroacia
8. Zvicra
9. Izraeli
10. Moldavia
11. Suedia
12. Azerbajxhani
13. Republika Çeke
14. Holanda
15. Finlanda
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





