Transmetuar më 09-05-2023, 08:22

Joana Sanz ka uruar Dani Alves për ditëlindjen e tij të 40-të përmes rrjeteve sociale. Ende gruaja e futbollistit të burgosur prej 20 janarit ka nisur procedurat e divorcit, por nuk duket se lidhja e tyre është prishur plotësisht.

Modelja nga Tenerife e ka bërë të qartë me publikimin e saj në Instagram se në një farë mënyre është e dashur për brazilianin. Dukeë publikuar një fotografi të futbollistit brazilian duke buzëqeshur, Joana Sanz ka shkruar si vijon:

“Sot është ditëlindja e një prej njerëzve më të rëndësishëm në jetën time. Kam menduar shumë për ta bërë këtë postim, sepse njerëzit nuk e kuptojnë ndjeshmërinë dhe dashurinë".

Joana Sanz ka pohuar se do të donte që situata që po përjeton aktualisht lojtari, në burg, ndërsa po hetohet për përdhunimin e një vajze 23-vjecare, të ishte shumë ndryshe: “Do të doja ta festoja ditëlindjen tënde të 40-të me një nga idetë e mia të çmendura… Ndonjë kostum absurd apo një lojë futbolli me flluska…”

Modelja është penduar për rrethanat që jeton ende bashkëshorti i saj dhe ka qenë e bindur se drejtësia do të bëjë punën e saj. "Nuk ka qenë e mundur për shkak të një gabimi që rezultoi duke e paguar shtrenjtë, por kam besim se gjithçka do të jetë e vërtetë së shpejti. Unë jam ende këtu dhe do të vazhdoj gjithmonë, në një mënyrë tjetër, por prezente. Dashuri e pakushtëzuar".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd