
Gerta Gixhari, motra e ish-banores së Big Brother 2, Olta Gixhari, ka treguar ditën e sotme në “Breaking” se ftesën për t’u bërë banore e shtëpisë më të famshme në shtëpi e ka pasur që në BB1.
Ndër të tjera Gerta ka treguar se hyrjen në edicionin e parë të këtij programi e ka patur me frikë edhe pse dëshira ka ekzistuar.
Ndër të tjera ajo ka treguar se “Big Brother 2” nuk i ka lënë aspak shije të mirë.
“Unë ftesën e kam pasur edhe vjet nuk pranova. Kam pasur ndikimet nga jashtë dhe më bënë pak presion dhe nuk e kam pasur guximin për tu futur, pavarësisht se instikti më thërriste. BB2 më ka lënë një shije shumë të keqe, dhe seriozisht nuk e mendoj fare BB3. Kam verën përpara, nuk e di, nuk e kam menduar fare.”- tha Gerta Gixhari.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





