Transmetuar më 08-05-2023, 13:53

Florentino Pérez ka folur për të ardhmen e Carlo Ancelottit në stolin e Real Madridit. Presidenti i bardhë e bëri këtë në mikrofonat e "Vamos", pasi skuadra e tij fitoi finalen e Kupës së Mbretit.

Ai u pyet drejtpërdrejt nëse Ancelotti do ta përmbushë kontratën, që përfundon më 2024. "Ne kurrë nuk kemi hyrë në këtë spekulim, as trajneri Ancelotti. Prandaj, nuk dua të flas për këtë temë.

Kjo temë nuk ekziston. Ai ka një kontratë dhe ne jemi të kënaqur me të", – tha Florentino Pérez, duke goditur thashethemet për largimin e mundshëm të Carlo Ancelottit në fund të këtij sezoni.

Trajneri italian ka përsëritur gjithmonë se e ardhmja e tij varet nga përmbushja e kontratës me Real Madridin. Edhe fjalët e Florentino Pérez konfirmojnë synimet e Ancelottit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd