
A është gati një "tërmet" i ri, që do të pushtojë Wanda Narën dhe Mauro Icardin? Nëse kemi parasysh sinjalet që vijnë nga rrjetet sociale duket kështu.
Në fakt, përgjigja e futbollistit të Galatasaray ndaj fjalëve të Moria Casàn-it, që rihapi plagën e tradhtisë së argjentinasit me China Suarez, ka shkaktuar një sherr të ri mes çiftit.
"Po të dërgoj një puthje tani që më njeh pak më shumë. Nuk po flasim për kanabis, të gjithë e dimë që je më shumë për ‘blanquita'", – ishte përgjigja e Mauritos, që mesa duket nuk i ka pëlqyer Narës.
Siç dëshmohet nga Juariu (Vicky Braier), përmes disa postimeve, në fakt Wanda ka pushuar së ndjekuri Mauron në Instagram dhe është shumë e inatosur me fjalët e përdorura nga i shoqi ndaj Casàn-it.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





