Transmetuar më 08-05-2023, 10:54

Në vijim do të ndajmë me ju 4 shenja që tregojnë se jeni afër hyrjes në menopauzë:

Cikli menstrual sa vjen e shtohet

Pavarësisht se duket sikur gjatë këtij stadi, menstruacionet vijnë drejt pakësimit, fillimisht ju do të përjetoni totalisht të anasjelltën. Lëvizjet hormonale janë arsyeja kryesore për këtë fenomen ndaj sigurohuni të mbani gjithnjë peceta dhe tamponë rezervë në çantën tuaj.

Keni akne fiks si në adoleshencë

Nëse shihni se pucrrat po ju shtohen, dijeni se fajtore janë sërish problemet hormonale. Dermatogolët shpjegojnë se kjo vjen për shkak të uljes së sasisë së estrogjenit dhe rritjes së niveleve të testosteronit. Ulja e estrogjenit nxit krijimin e gjendrave djamore dhe yndyrës së tepërt që shoqërohen me krijimin e akneve.

Vini re se mbani një aromë të pakëndshme

Kur hyni në menopauzë, mund të pësoni një çrregullim bakterial dhe të pH së trupit. Ka shumë të ngjarë të djersitni më shumë gjatë natës dhe të keni probleme me pagjumësinë. Mjekët këshillojnë të laheni si normalisht dhe të pini të paktën 2 litra ujë në ditë.

Nuk ndiheni mirë emocionalisht

Përpara dhe gjatë menopauzës mund të vini re lodhje të shtuar, kriza ankthi, paniku, rrahje të shpeshta zemre dhe depresion. Nëse i keni këto shenja dijeni sa janë normale, por nëse vazhdojnë për një kohë të gjatë ne ju këshillojmë të bëni një konsultë me psikologun në mënyrë që të merrni mjekim.