Transmetuar më 06-05-2023, 23:32

Danjela Neza u ekzekutua me armë ditën e sotme nga ish-partneri i saj në Itali, pasi nuk pranonte ndarjen prej saj.

Ka qenë babai i saj Shaqiri, ai i cili ka reaguar për ngjarjen tragjike në rrjetet sociale, ndërsa ndan edhe një foto të 28-vjeçares.

“Te dashur miq, shoke e dashamires sot u nda nga jeta vajza ime Danjela Neza, 28 vjeçe.

Bija ime shpirti yt qoftë i xhenetit.

Duke qene se ndodhet ne Itali nuk e dime sa mund te vonoje dhe si rrjedhoje nuk mund t’ju lëmë një datë varrimi”, shkruan ai.

Të dhënat e para janë se Daniela u vra nga i dashuri i saj italian.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd