Transmetuar më 06-05-2023, 18:29

Itali- Një ngjarje tronditëse ndodhi sot në Itali. Danjela Neza, 28-vjeçe nga Shqipëria, është vrarë me armë zjarri me një plumb në kokë nga ish-partneri i saj. E ndjera me ish të dashurin e saj, janë konfliktuar pasi Neza donte të ndahej nga 27-vjeçari i identifikuar si Safayou Sow, me origjinë nga Guinea, por që jetonte prej vitesh në Itali.

Ai nuk ka pranuar dhe në konflikt verbal e sipër, rreth orës 02:00, Safayou e qëlloi Danjelën me plumb në kokë dhe e reja ndërroi jetë menjëherë.

Autori i ngjarjes së rëndë kishte një leje qëndrimi të rregullt dhe punon prej disa vitesh si ndihmës kuzhinier në një restorant në Savona.

Në dëshminë e tij, autori i vrasjes është shprehur se e ka vrarë Danjelën pasi ajo e kishte fyer.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd