Transmetuar më 06-05-2023, 10:43

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar pasurinë e tij për vitin 2022 në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Si pasuri të paluajtshme, Kurti ka deklaruar banesën me 67 metra katrorë në vlerë prej 400 mijë eurosh, në emër të bashkëshortes.

Ai ka thënë se ka para të gatshme në bankë në vlerë prej 119.58 euro, derisa bashkëshortja e tij ka të kursyera 10 mijë euro.

Kryeministri gjithashtu ka deklaruar se bashkëshortja e tij ka detyrime prej 250 mijë eurosh në afat për 24 vite, të maraë në emër të blerjes së banesës.

Nga të ardhurat vjetore, Kurti ka deklaruar se nga detyra e kryeministrit merr 16,647.69 euro, ndërsa ka thënë se të ardhurat personale nga Lëvizja Vetëvendosje i janë ndërprerë nga momenti që e ka filluar detyrën si kryeministër i Kosovës.

Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja Osmani ka treguar se ajo dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu kanë Pasuri të Paluajtshme prej 970 mijë e 760 euro.

Këtë vit, ata kanë blerë një “banim në vargë” i cili kap shifrën prej 520 mijë euro dhe është regjistruar në emër të Zotëriut të Parë, Prindon Sadriu.

Nga mënyra se si është deklaruar kjo pronë, Nacionale nuk ka arritur ta kuptojë se ku saktësisht ndodhet.

“Tek pronat e paluajtshme, prona në Marigona Hill dhe toka në Lagja e Gjelbër nuk janë ende në pronësi të deklaruesit e as të bashkëshortit sepse ende nuk janë paguar e as ndërtuar në tërësi,” – ka thënë presidentja e vendit.

Siç është deklaruar në APK, ky banim në varg është blerë nga shitja e një shtëpie në Australi që isthe në pronësi të z. Sadriu, shitja e shtëpisë së prindërve, kursime dhe nga hua familjare.

Ajo ka treguar edhe për një banim tjetër në varg, në lagjen Marigona, dhe e cila i vlen 170 mijë euro.

Te Pasuria e luajtshme është deklaruar vetëm një veturë Mercedes Benz e blerë në vitin 2022 dhe që ka vlerë 12 mijë euro.

Presidentja Osmani i ka edhe rreth 300 euro para të gatshme.