Transmetuar më 05-05-2023, 19:01

Korëë Përleshje me thika në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 14. Një konflikt i çastit mes tre personave ka përfunduar me dëmtime serioze për dy prej tyre. Sipas raportimeve, 17-vjeçari J. G. ka përdorur një mjet prerës (thikë) për të dëmtuar shtetasit K. K. dhe M. I., të cilët tashmë janë në spitalin e Korçës dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ndërhyrja e shpejtë e policisë ka ndihmuar në kapjen e shtetasit J. G., i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë për të ndjekur veprime procedurale. Grupi hetimor është në punë për të zbardhur shkaqet e konfliktit dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd