Transmetuar më 05-05-2023, 10:33

Një ngjarje e papritur ka ndodhur në Selanik, ku një fëmijë vetëm 4 muajsh është lënë vetëm në makinë për një kohë të gjatë.

Kalimtari i një rruge në afërsi të vendit të ngjarjes, ka vënë re një makinë me dritaret e hapura dhe dyert e mbyllura dhe ka njoftuar menjëherë policinë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur fëmijën brenda makinës, krejtësisht të vetëm.

Hetimet kanë treguar se nëna e fëmijës, një 22-vjeçare shqiptare, ishte në një dyqan në zonën e Pylaia, duke bërë pazar me shoqen e saj 27-vjeçare.

Fëmija ishte lënë në makinën e shoqes së 22-vjeçares për një kohë të gjatë pa mbikëqyrje.

Pas më shumë se 40 minutash pa qenë në praninë e një të rrituri, dy shqiptaret janë arrestuar nga policia dhe kanë përfunduar në pranga.

Hetimet vijojnë për këtë rast.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd