Transmetuar më 05-05-2023, 09:42

Nata e Manchester City kundër West Ham ishte e rrumbullakët. "Qytetarët" rifituan vendin e parë në Premier League, Haaland theu rekordin e golave sezonalë të kompeticionit (me 35 gola) dhe skuadra arriti në 1000 gola që kur Guardiola mori drejtimin në verën 2016. Goli i Phil Foden në minutën e 85-të, ai që mbylli rezultatin e ndeshjes, ishte i 1000-ti i epokës "Guardiola".

Golat sipas kompeticioneve

Premier League: 652 gola

Liga e Kampionëve: 169 gola

"FA Cup": 103 gola

Kupa e Ligës: 66 gola

Kualifikueset e Champions League: 6 gola

"Comunnity Shield": 4 gola

Manchester City i Pep Guardiolës është një ekip sulmues, që shikon gjithmonë nga porta rivale. Trajneri katalanas e ka arritur këtë shifër (1000 gola) para çdo kolegu tjetër në epokën e Premier League. Atij i janë dashur vetëm 404 ndeshje për të regjistruar 1000 gola, ose mesatarisht 2.47 gola për ndeshje.

Krahasuar me trajnerët e tjerë: Arsène Wenger i rrumbullakosi 1000 gola në stolin e Arsenalit për 150 ndeshje më shumë se Pep, ndërsa Sir Alex Ferguson me Manchester United për 197 ndeshje më shumë.

Trajnerët me 1000 gola në Premier League

Pep Guardiola: 404 ndeshje

Arsene Wenger: 554 ndeshje

Sir Alex Ferguson: 601 ndeshje

Golashënuesit

1000 golat e drejtimit të Guardiolës te Manchester City i kanë realizuar gjithsej 40 lojtarë. Këtë e kanë bërë kundër 71 rivalëve. Golashënuesi më i mirë në historinë e Manchester City, Sergio Agüero, kryeson listën e golashënuesve në epokën e Pep, me 124 gola, i ndjekur nga Raheem Sterling (120), Gabriel Jesus (95), Kevin De Bruyne (79) dhe Riayad Mahez (78).

10 golashënuesit më të mirë

Sergio Aguero: 124 gola

Raheem Sterling: 120 gola

Gabriel Jesus: 95 gola

Kevin DeBruyne: 79 gola

Riyad Mahrez: 78 gola

Phil Foden: 59 gola

Ilkay Gundogan: 54 gola

Bernardo Silva: 53 gola

Erling Haaland: 51 gola

Leroy Sane: 39 gola

Nga ata 1000 gola, 51 prej tyre janë shënuar nga Haaland në sezonin e tij debutues te Manchester City.

Golat sipas sezoneve

2016/17: 122 gola

2017/18: 143 gola

2018/19: 169 gola

2019/20: 149 gola

2020/21: 131 gola

2021/22: 150 gola

2022/23: 139 gola

Këto 1000 gola i kanë shërbyer Manchester City të shtojë disa trofe me Pep në stol: 4 Premier League, një "FA Cup" dhe 4 "Carabao Cup".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd