Transmetuar më 04-05-2023, 14:53

I ftuar në “Shqipëria Live”, ish banori i BBV2, Gerti Koxhaj, u shpreh në lidhje me rihyrjen e Donaldit dhe Ilirit, pjesëmarrës të edicionit të parë të Big Brother Vip 1 mbrëmjen e djeshme.

Ai u shpreh se nëse Iiri dhe Donaldi të kishin qenë bashkë me Luizin në një edicion, do e kishte fituar Luizi, por në shtëpi do kishte pasur më shumë pole.

“Do krijoheshin më shumë pole”, u shpreh ish-banori.

Në lidhje me deklaratën e Deas, se ajo kishte pasur vetëm një eksperiencë dashurie në jetë, Gerti tha se finalistja mund të ketë qenë e sinqertë, dhe se nuk e ka përdorur si deklaratë për finalen.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd