
Gary Neville, legjenda e Manchester United, siguroi se Erling Haaland është si Harry Kane, Wayne Rooney dhe braziliani Ronaldo, të gjithë së bashku.
Norvegjezi, në sezonin e tij të parë te Manchester City, ka shënuar 35 gola në Premier League, duke thyer rekordet e Alan Shearer dhe Andy Cole, golashënuesit më të mirë në futbollin anglez në të njëjtin sezon (34 gola).
"Haaland është unik. Ai ka përkufizimin e Harry Kane, fuqinë e Wayne Rooney dhe shpejtësinë e Ronaldos (Nazário). Ai është i pabesueshëm, sa shpërthyes!
Është si katër lojtarë në një, – tha komentatori për "Sky Sports". – Gjatë këtij sezoni, shumë prej nesh pyesin veten, përfshirë edhe mua, nëse Pep do ta pëlqente një lojtar të tillë.
Kishim dyshime, ngaqë ndonjëherë dukej se nuk do të ishte jofunksional për stilin e lojës së Guardiolës, por duket se harmonia ka mbretëruar dhe gjithçka është perfekte pikërisht në momentin kulmor të sezonit”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





