
Me golin e shënuar mbrëmjen e së mërkurës në Manchester City-West Ham, Erling Haaland hyri në historinë e futbollit anglez qysh në vitin e tij të parë atje, duke shkatërruar rekordin e golave në një kampionat të vetëm të Premier League, që i përkiste Andy Cole dhe Alan Shearer.
Dy sulmuesit kishin shënuar 34 herë, respektivisht me Newcastle dhe Blackburn në sezonet 1993/94 dhe 1994/95. Pas rreth 30 vitesh, norvegjezi ka arritur tashmë 35 gola, me pesë ndeshje të mbetura për t’u luajtur ende. Për këtë arsye ai do të jetë në gjendje t’i përmirësojë më tej këto të dhëna.
Arritja është edhe më e jashtëzakonshme duke pasur parasysh se në kohën e Cole dhe Shearer, Premier League kishte 22 ekipe dhe për këtë arsye kishte 42 ndeshje në dispozicion, kundrejt 38 ndeshjeve sot.
Haaland shënoi golin rekord në minutën e 70-të, kur rezultati ishte tashmë 1-0 (goli i tretë i City do të mbërrinte më pas në finale), duke e shtyrë skuadrën e Guardiolës gjithnjë e më shumë drejt titullit. Tani, “qytetarët” janë të parët me një pikë përpara Arsenalit dhe një ndeshje më pak.
Guard of honor for record breaker Erling Haaland [📹 @hirstclass ] #Pep #ReInventingTheGame pic.twitter.com/vMBzRSZz9a
— The Pep (@GuardiolaTweets) May 3, 2023
Erling, një sulmues dhe golashënues monstruoz, u nderua si “mbret” në fund të ndeshjes, me diçka që rrallë i jepet një personi të vetëm. Sulmuesi norvegjez u nderua nga e gjithë skuadra dhe stafi i City, teksa po shkonte drejt tunelit të stadiumit, pas fitores 3-0.
Rruga e tij drejt dhomave të zhveshjes ishte një tunel i krijuar nga bashkëlojtarët dhe stafi teknik, një nderim i madh për norvegjezin, i cili nuk shpëtoi edhe disa goditje të lehta në kokë. Ishin goditje me shaka, por sigurisht jo përkëdhelje, përgjatë atyre metrave me dy rreshta njerëzish në të dyja anët.
Në veçanti, që në fillim, Pep Guardiola i dha atij një goditje të vërtetë, gati një grusht nga lart-poshtë. Asgjë që mund të gërvishtë kiborgun e lindur në Leeds, i cili është gjithashtu një shembull për nga profesionalizmi dhe përqendrimi.
Fjalët e tij pas ndeshjes i thonë të gjitha: "Rekordet e radhës? Nuk e mendoj, preferoj të mos vazhdoj të flas, ose do të çmendem. Tani shkoj në shtëpi, luaj videolojëra, ha diçka dhe fle. Kjo është jeta ime".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





