Transmetuar më 03-05-2023, 13:30

Lezhë- Sekuestrohen 5 kg lëndë narkotike cannabis sativa në Lezhë, në kuadër të operacionit policor të koduar "Destinacioni final". Drejtuesi i automjetit ku u gjet lënda narkotike u arrestua gjatë këtij operacioni, ndërsa u sekuestruan edhe automjeti dhe celularët e tij.

Operacioni u organizua dhe u finalizua nga shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" dhe strukturat operacionale të DVP Lezhë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative për një rast të transportimit të një sasie lënde narkotike cannabis sativa. Shtetasi L.Z., 19-vjeç, banues në Lezhë, u arrestua pasi që nga kontrolli i ushtruar në bagazhin e automjetit të tij u gjet një qese e mbushur me rreth 5 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Veprimet hetimore vazhdojnë për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të metejshme, për vepren penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd