
Policia e Shkodrës ka kapur dhe ka arrestuar autorin e vrasjes së 51 vjeçarit ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës.
“Blutë” në bashkëpunim me Forcat Speciale RENEA, ka bërë të mundur vënien në pranga të 34-vjeçarit pas 21 orësh kërkime dhe ndjekje.
Sipas policisë, autori Lekë Vuksani është kushëriri i viktimës, Petrit Vuksani.
Burime bëjnë me dije se autori i vrasjes kishte jetuar me qira në banesën e 51 vjeçarit dhe duket se viktima e ka nxjerrë nga shtëpia për shkak të mospagimit të qirave.
51 vjeçari kishte një muaj që ishte kthyer nga Anglia, dhe në momentin e ngjarjes ai ka qenë i vetëm në banesën e tij.
Policia ka gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





