Transmetuar më 02-05-2023, 09:24

Një studente arti koreano-jugor hëngri bananen që ishte pjesë e instalacionit të artistit italian Maurizio Cattelan. Djali shpjegoi se e bëri këtë sepse nuk kishte ngrënë mëngjes dhe për këtë arsye ishte i uritur.

Vepra artistike e quajtur "Komediani", e cila është pjesë e ekspozitës "Ne" të Cattelan, përbëhet nga një banane e ngjitur në një mur në muzeun e artit "Leeum" në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul.

Pasi hëngri bananen, Noh Huyn-Soo, ky është emri i të riut, e ringjiti lëvoren në mur me shirit ngjitës. Muzeu më vonë vendosi një banane të re në të njëjtin vend. Muzeu i artit "Leeum", i kontaktuar nga BBC, nuk pranoi të komentonte mbi këtë çështje, por specifikoi se nuk do t’i kërkojë studentit dëmshpërblim.

Banania e ekspozuar thuhet se zëvendësohet çdo dy deri në tri ditë. Kjo nuk është hera e parë që ndodh një episod i tillë. Në vitin 2019, artisti David Datuna e "qëroi" bananen nga muri pasi vepra e artit u shit për 120.000 dollarë në "Art Basel" të Miami. Fruti u zëvendësua shpejt, pa veprime të mëtejshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd