Transmetuar më 02-05-2023, 09:23

Kosovë- Personazhi atipik, Vali Corleone, duket se i ka dhënë fund beqarisë. Nga postimet në rrjetet sociale, ai shfaqet së bashku me partneren e tij, duke firmosur letrat e martesës.

Corleone ka ndarë me fansat e tij fotografi ku shihet teksa kurorëzon dashurinë e tij në komunën e Gjilanit.

Por e gjeni dot se kush është bashkëshortja e tij? Vajza me të cilën ai ka zgjedhur që t’i japë fund beqarisë është Anita. Kjo e fundit e plagosi rreth një vit më parë me armë zjarri.

Në atë kohë, Vali tha se ishte ai i cili i kishte kërkuar Anitës ta qëllonte. Ai tha se po luante një lojë, ku ai që humbiste do qëllohej me plumb në këmbë.

Vali ka kaluar së fundmi një periudhë të vështirë, sa në burg dhe në psikiatri. Por duket se së fundmi gjithçka po ecën mirë për të.