
Elbasan- Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia në Elbasan pasi përndoqi për një vit një 17-vjeçare.
Pasi e mitura denoncoi në polici se shtetasi i identifikuar si Mikel Rexhepi e përndiqte në rrugë prej një viti, policia organizoi punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë së Elbasanit sqaron se ‘specialistët për hetimin e krimeve organizuan punën pasi marrinë një kallëzim nga një shtetas 17-vjeç, se shtetasi M. R. e përndiqte në rrugë në mënyrë të vazhdueshme prej 1 viti. Shtetasi M. R., 24 vjeç, banues në Elbasan, u kap dhe u ndalua, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme’.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





