Transmetuar më 30-04-2023, 23:31

Qeni mbetet kafsha më besnike e njeriut.

Një qen u largua nga pronarët e tij të rinj dhe eci 64 km për t’u kthyer te familja që e braktisi atë.

Për plot 27 ditë qeni i quajtur Cooper eci i vetëm nëpër pyjet dhe rrugët e Irlandës Veriore për të mbërritur në shtëpinë e tij të vjetër në Tobermore, Co Londonderry.

Pronari Nigel Fleming tha se ai nuk mund të besonte që Cooper u kthye i vetëm në shtëpi pasi u zhduk në fillim të prillit.

Ai tha se Cooper tani është i sigurt dhe se po ha ushqime për të shtuar peshën të cilën e humbi gjatë 27 ditëve.