Transmetuar më 30-04-2023, 15:12

Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë ka përfunduar operacionin policor të koduar "Sunday" duke arrestuar një 30-vjeçar të kërkuar për mashtrim kompjuterik në bashkëpunim me një grup strukturuar kriminal.
Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale të kryer në bashkëpunim.
Sipas raporteve, 30-vjeçari dhe një grup shtetasish të tjerë mashtronin shtetas të huaj duke i bindur ata të investojnë në kriptovaluta me premtime përfitimi ekonomik.
Materialet e rastit u kaluan për veprime të mëtejshme procedurale te Prokuroria.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





