Transmetuar më 30-04-2023, 12:33

Pas Krujës, policia vazhdon kontrollet për të parandaluar kultivimin e bimëve narkotike në Malësinë e Madhe.
Në një kontroll të fundit, në fshatin Koplik i Sipërm, janë gjetur dhe asgjësuar 80 fidanë kanabisi të kultivuar në kubikë.
Në këtë rast është identifikuar dhe kapur një 16-vjeçar, i cili është proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës.
Materialet e rastit janë kaluar tek Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.
Policia ka vijuar me kontrolle nga toka dhe ajri me dronë për të parandaluar kultivimin e bimëve narkotike.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





