Transmetuar më 30-04-2023, 07:29

E sotmja do të jetë një ditë përgjithësisht me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje të pakta në veri, veriperëndim.

Sipas parashikimit të bërë temperaturat minimale do të luhaten 4- 12 gradë, temperaturat maksimale parashikohen pa luhatje 16 -18°C në veri , 19 -22°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit.

Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3-4 balle ne det te hapur.

Sa i përket motit nëpër botë parashikohet që ishujt britanikë, Skandinavia dhe Evropa qendrore do të jenë me vranësira dhe reshje shiu dhe stuhi.

Ecropa jug-perëndimore do të jetë me vranësira dhe diell, Evropa juglindore do të jetë me diell.