Transmetuar më 29-04-2023, 21:34

ITALI – Dueli për Champions League ndërmjet Romës dhe Milanit, javën e 32-të të Serisë A përfundoi në barazim 1-1, pas një finale emocionuese: dy skuadrat qëndrojnë krah për krah në vendin e katërt me nga 57 pikë, por rrezikojnë të kalohen nga Interi në rast fitoreje të zikaltërve ndaj Lazios.

U desh një fund i çmendur i ndeshjes për të mbushur 90 minutat e para, sigurisht plot bujari, por jo gjithmonë të drejtë, mes AS Roma dhe AC Milan.

Teksa dy skuadrat ishin gati të largoheshin me një barazim pa gola, Tammy Abraham mendoi fillimisht t’i jepte fitoren verdhekuqve të tij, në goditjen e parë në portën e takimit, në 90’+4.

Por Alexis Saelemaekers barazoi në gong (90’+7) për të marrë një rezultat (1-1) që në fund përmbledh mirë logjikën e këtij takimi.

Sepse dy skuadrat kanë qenë prej shumë kohësh, të barabarta. AC Milan dominoi (65% posedim), por u pengua nga një mbrojtje romake e vendosur mirë. Nga ana e tyre vendasit favorizuan kundërsulmet. Megjithatë, njëri si tjetri nuk mund të konkludonte.

Faji i shumë pasaktësive, si tentativat e shumta të dështuara (8’, 17’, 21’, 31’) apo kundërpërgjigje nga të dyja palët.

Edhe kur sulmuesit arritën të kuadronin, gjuajtjet e tyre nuk mundën të mashtronin portierin kundërshtar. Rezultati 1-1 edhe pse nuk kënaqi askënd, ishte më i drejtë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd