
Të menaxhosh “mbretërinë” menaxheriale të të ndjerit Mino Raiola nuk është e lehtë. Të paktën për një grua, në një botë të dominuar nga meshkujt si ajo e futbollit. Dhe Rafaela Pimenta, avokatja braziliane që e trashëgoi kompaninë e famshme të Raiolës, zbuloi për “Corriere della Sera” momentet e ndërlikuara pas vdekjes së “shefit”, e cila ndodhi një vit më parë, më 30 prill 2022.
Historia i referohet pikërisht ditës pas funeralit: "Kthehem në zyrë në Montecarlo, të nesërmen dhe gjej pesë agjentë para tavolinës sime. Ata më thanë se ishin aty për të më bërë një nder: donin të gjithë kompaninë. Ka qenë një moment që kam menduar të largohem, por nuk do të ishte gjëja e duhur për mua, për klientët tanë, për ata që punonin me ne, për Minon".
Rafaela Pimenta për edhe futbollin italian: "Kur fillova të punoja si agjente futbolli, fola me lojtarët brazilianë. Të gjithë donin Italinë. Nëse ju propozonit Anglinë, ata do të thoshin: çfarë kam bërë gabim? Tashmë Serie A po bën një rikthim, e dëshmojnë dy skuadrat në gjysmëfinale të Champions League, dominimi i Napolit që fiton duke luajtur mirë. Më e keqja është pas nesh. Sigurisht që ka ende punë për të bërë".
Pengesat që ka hasur në këtë rrugëtim maskilist kanë qenë nga më të ndryshmet, por ajo kujton momentin kur e morën për prostitutë: “Kanë qenë të shumta rastet kur më kanë ofenduar sepse pjesa më e madhe mendojnë se femrat janë inferiore. Disa e përdorin këtë si strategji, ndërsa të tjerë e mendojnë me të vërtetë.
Njëherë në Itali një drejtues klubi më pyeti nëse isha me të vërtetë agjente futbolli pasi nuk i besohej. Ai mendonte se isha një prostitutë braziliane. Ia ktheva duke i thënë se edhe nëse isha prostitutë, ai duhej të më paguante për shërbimin. Megjithatë, këto janë histori që kanë ndodhur vite më parë dhe për fat të mirë duket sikur kohërat kanë ndryshuar pak”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





