Transmetuar më 29-04-2023, 10:03

Tiranë- Konfikt mes të rinjsh në Tiranë.
Ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të ssotëm.
Mësohet se 8 të rinj janë konfliktuar afër spitalit “Nënë Tereza”, dhe njëri prej tyre ka qëlluar me armë në ajër, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Vetëm një nga 8 djemtë e pranishëm është lënduar në këmbë pasi është rrëzuar. Të rinjtë ishin të grupmoshës 18-20 vjeç.
Shkak i konfliktit, sipas informacioneve paraprake, dyshohet të ketë qenë një djalë, i cili ka ngacmuar të afërmen e një djali nga grupi tjetër.
Policia ka shkuar shpejt në vendngjarje duke bërë dhe shoqërimin e të rinjve.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





