Transmetuar më 29-04-2023, 09:47

Policia e Pistoias në Itali ka arrestuar në 39-vjeçar shqiptar , pas akuzohet për vjedhje banesash. Më 21 prill, policë me rroba civile të ekipit të policisë gjyqësore rrugore Pistoia, gjatë aktivitetit të tyre të zakonshëm të kontrollit të qarkullimit rrugor, panë një Peugeot 208 të bardhë, me të shkruar “Shërbimet Postare” anash.

Hetuesit nisën të dyshonin sepse “fonti” i shkrimeve dukej ndryshe nga ai që përdorej përgjithësisht nga shërbimi postar italian. Ata vendosën të ndiqnin automjetin në fshehtësi, duke mbërritur deri në Cantagrillo, ku makina ndaloi para një vile.

Oficerët panë një burrë që doli, i cili me nxitim veshi rrobat tipike të dikujt që punonte si postier, xhaketë fluoreshente, doreza dhe kapelë me të shkruar “shërbim postar”, u fut në makinë, me një dëshirë të dukshme për t’u larguar sa më shpejt.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd