Transmetuar më 28-04-2023, 13:36

Ka ende tensione mes Shakira dhe Clara Chia Marti. Kjo e fundit është e dashura e re e Pique. Duket se të dyja, privatisht, përdorin për njëra-tjetrën pseudonime mjaft të neveritshme dhe fyese.

Para bashkëpunëtorëve dhe miqve, këngëtarja kolumbiane do t’i ishte referuar disa herë studentes si "një mushkonjë e ngordhur", ndërsa Clara dhe miqtë e saj do ta kishin quajtur yllin e pop-it "shtrigë të vjetër në menopauzë".

Këtë e ka bërë të ditur gazetari spanjoll Roberto Antolin gjatë emisionit "Mitre Live". Gazetari zbuloi gjithashtu se Clara Chia prej disa muajsh po i nënshtrohet terapisë nga një psikolog.

Bumi mediatik që u shkaktua nga lidhja me ish-futbollistin e Barcelonës, padyshim që e ka kthyer përmbys jetën e saj. “Clara nuk po kënaqet, nuk është mësuar me presionin e mediave dhe fansave”, – ka shtuar Antolin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd