Transmetuar më 28-04-2023, 08:36

Sulmet ajrore ruse kanë goditur qytete në të gjithë Ukrainën, përfshirë kryeqytetin Kiev, duke vrarë të paktën gjashtë persona.

Një grua dhe vajza e saj 3-vjeçare u vranë në qytetin e Dnipro, sipas kryebashkiakut lokal.

Katër persona vdiqën17 të tjerë u plagosën në Uman pasi raketat goditën ndërtesat e banimit, thanë zyrtarët. Një ndërtesë banimi prej nëntë katesh po ashtu është dëmtuar rëndë.

Në Kiev, 21 nga 23 raketa dhe dy dronë sulmues u rrëzuan nga sistemi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës.

Kreu i administratës ushtarake të qytetit të Kievit tha se ky ishte sulmi i parë raketor rus në kryeqytet në 51 ditë. Ende nuk ka raportime për viktima të mundshme në mesin e civilëve në Kiev.

Sulmet vijnë në kohën kur besohet se forcat ukrainase po përgatisin një ofensivë ushtarake me pajisjet e reja, përfshirë tanket, që u kanë dhënë aleatët perëndimorë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd