Transmetuar më 27-04-2023, 22:42

Greqi-  Detaje të reja mësohen nga 14-vjeçari shqiptar që humbi jetën ditën e djeshme në Greqi.

Mediat raportojnë se Gabrieli 14-vjeçar ishte duke shëtitur me biçikletë kur u rrëzua dhe humbi jetën. Ai ishte fëmija i vetëm i një familjeje shqiptare që jetonte në Kypseli Agrini për 20 vitet e fundit. Prindërit shqiptarë punonin në fusha për ta edukuar dhe siguruar një të ardhme të ndritur.

Të mërkurën pasdite, fëmija përshëndeti nënën e tij dhe i tha se nuk do të vonohej. Ai doli xhiro me biçikletë me kushëririn e tij, por kjo xhiro rezultoi e fundit për të pasi u rrëzua në një gur dhe goditi kokën.

Kushëriri i tij në gjendje shoku filloi të bërtasë dhe të thërrasë për ndihmë. Ambulanca e transportoi me urgjencë shqiptarpin në spitalin e Agrinio. Teksa të gjithë luteshin për një mrekulli, 14-vjeçari Gabriel humbi jetën.

Familjarët, miqtë dhe komuniteti janë të tronditur për ngjarjen e rëndë. Varrimi i tij do të bëhet në vendlindjen e tij, Shqipëri.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd