Transmetuar më 27-04-2023, 20:46

Fier- E rëndë në Fier. Një grua bie aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit dhe përfondon rëndë në spital.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:40, në lagjen "8 Shkurti".
Dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit shtetasja T. B., 54 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





