Transmetuar më 27-04-2023, 12:01

Policia e Tiranës ka vënë në pranga ditën e sotme 25-vjeçarin Xhejson Bregu. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 25-vjeçari ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare, në ashensorin e pallatit, si dhe një shtetase të huaj, në parkingun e një qendre tregtare.

Vajza e huaj e cila ka rënë pre e ngacmimeve seksuale të Xhejson Bregut ka qenë një keniane. Ajo ka qenë duke zbritur shkallët për të shkuar tek parkingu dhe shkëmbehet me Xhejson Bregun. Ky i fundit, pasi shkëmbehet, i shkon sërish nga pas dhe e kap nga të pasmet.

Ka qenë 15-vjeçarja ajo e cila ka bërë kallëzimin në polici ku çoi në prangosjen e të riut.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 25-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd