
Që nga fillimi i vitit 2023, thashethemet për një krizë kanë qarkulluar mbi çiftin VIP dhe tejet mediatik të formuar nga Cristiano Ronaldo e Georgina Rodríguez. Gazetarët dhe njerëzit nga ambienti i futbollistit kanë vënë në dukje distancën me familjen e tij, veçanërisht me nënën Dolores Aveiro, për shkak se modelja “e kalon ditën e bllokuar në një qendër tregtare në Riad” dhe se ajo “më tepër se gjithçka shpenzon, shpenzon dhe shpenzon para për blerje”.
Veç kësaj, gazetari Leo Caeiro shkoi një hap më tej dhe bëri një parashikim të fuqishëm: “Nuk janë mirë dhe ka gjasa që të ndahen. Realiteti është se Cristiano është tejngopur me sjelljen e saj”.
Tani, tiktokeri Abel Planelles sjell më shumë informacion mbi këtë temë, me dëshminë e një personi që së fundi ka kaluar disa orë me Cristianon dhe Georgina: “Një muaj më parë ata patën një përplasje monumentale para se të hipnin në fluturim. Debatuan me zë të lartë”.
Sipas tij, Georgina ka hipur në aeroplan “totalisht e inatosur me futbollistin” dhe nuk ka përshëndetur askënd, ndërsa ylli nga Madeira është treguar “shumë i sjellshëm” dhe ka përshëndetur të gjithë ekipin. Planelles flet për një "përplasje shumë të fortë", sa ata kanë ndenjur pa folur me njëri-tjetrin gjatë gjithë fluturimit dhe se nuk kanë pritur të jenë në privatësi dhe pa njerëz për ta shfaqur sherrin e supozuar.

Ky episod ka shtuar vetëm spekulimet që filluan muaj më parë dhe për të cilat Georgina ka folur në më shumë se një rast. Janarin e kaluar, kur u fol vetëm për fytyrën e saj serioze gjatë prezantimit të Cristianos tek Al-Nassr, ajo u përball me thashethemet me një foto nga e kaluara dhe një fjali: “Në moshën 22-vjeçare takova dashurinë e jetës sime. Sa i pashëm”.
Pak javë më vonë, me portugezin në sy të uraganit për shkak të deklaratave të dy femrave që pretendonin se kishin pasur një lidhje me të, Georgina doli sërish kundër thashethemeve me një video të Ronaldos në një ndeshje.
Ashtu si në ato raste, infuencuesja spanjollo-argjentinase ka reaguar edhe një herë për thashethemet e fundit dhe e ka bërë këtë me një foto nga qielli i natës arab dhe një këngë të Romeo Santos. Georgina ndau një fragment të këngës “If I die” dhe u përqendrua në një strofë, me të cilën hedh poshtë kategorikisht çdo lloj spekulimi: "Ziliqari shpik thashethemet, pastaj thashethemet përhapen kudo dhe idioti i beson".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





