Transmetuar më 26-04-2023, 18:47

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka folur edhe për sulmin ndaj Top Channel, vrasjen e Toshkësit dhe zhdukjen e dy personave në Sarandë.
Sulmi ndaj Top Channel?
Rrumbullaku: Po punojmë me të njëjtin impenjim për zbardhjen e ngjarjes.
Vrasja e Stiven Toshkëzit, Rrumbullaku: Hetimet janë drejt përfundimit, edhe personi në kërkim shumë shpejt do të vihet në prangat e Policisë.
Zhdukja e dy personave në Sarandë: Do të flasim me fakte dhe prova, jemi në rrugën e mbarë të dokumentimit edhe të asaj ngjarje.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





