Transmetuar më 27-04-2023, 08:11

Polemikat vazhdojnë mbi divorcin e Hiba Abouk dhe Achraf Hakimi. Ish-futbollisti i Real Madridit, aktualisht pjesë e PSG-së, është akuzuar për abuzim seksual të një të reje në Paris, për çka aktorja ka vendosur t’i japë fund lidhjes me të.

Megjithatë, në procedurat e divorcit, Abouk u ndesh me një surprizë kur donte të ndahej nga babai i dy fëmijëve të saj. E gjithë pasuria e marokenit ishte në emrin e nënës së tij, diçka që ndryshoi rrënjësisht rregullat e lojës. Edhe kështu, aktorja kërkon 10 milionë euro, ndërsa futbollisti i ofron vetëm 2 milionë.

"La Vanguardia" ka raportuar se aktorja ka vendosur të ngrejë një padi kundër ish-burrit të saj për krimin e mashtrimit dhe keqmenaxhimit të sipërmarrjes së përbashkët. Nga ana e saj, nëna e lojtarit ka folur për këtë:

“Djali nuk më ka njoftuar për transferimin e pasurisë së tij. Nëse ka bërë ndonjë veprim për t’u mbrojtur, nuk jam në dijeni, por… Nëse djali im nuk e bën këtë, ai nuk do të jetë në gjendje ta heqë qafe atë grua".

Çfarë thotë Hiba Abouk për rastin? Aktorja ka dhënë një intervistë për revistën "Elle", ku ka folur për çështjen e divorcit të saj dhe gjithë polemikat që e rrethojnë: “Ka ditë kur jam mirë dhe të tjera kur duhet të përballoj goditje për marrje vendimesh që ndonjëherë janë të komplikuara. Kur ndaheni, ju ristrukturoni jetën tuaj.

U largova nga shtëpia me njërën dorë përpara dhe tjetrën pas, pa mbështetjen e familjes. Sidoqoftë duhej ta bëja, sepse mjedisi im nuk do të më lejonte të rritesha apo të isha e lirë".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd